Shqiptari Rinhard Lleshaj 44 vjeçar, jeton e vepron në Zvicër njihet edhe si “Stunt-Man” apo njeriu që kërcen, luan dhe gjuhët e që paraqet skena të ndryshme të rrezikshme.

Marketing

Ishte vetëm një bebe kur shkoi për të jetuar në Zvicër ku edhe kaloj gjithë jetën aty, derisa sot njihet për profesionet e tij të vëçanta.

Kësaj here emisioni “Fol Shqip Show” ka berë një intervistë më djaloshin i cili është një përson i veçantë. Rinhard Lleshaj është një shqiptarë i cili ka disa profesione, por ai si një “Stunt Man” ai arrinë të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ai luan si aktor por është edhe ekspert i arteve marciale, shkruan Albora.ch.

Lleshaj për emisionin e diasporës “Fol Shqip Show” ka përgaditur gjëra të ndryshme por edhe ka paraqitur përgaditjet që ishte duke i bërë për filmin e tij. Ai ka një paraqitje prej aktori dhe gjithmonë është i përgaditur për skenat që i kërkohen.

Gjatë emisionit Lleshaj na ka prezantuar me profesionin e tij si stuntman por ka folur edhe për femijërinë e tij në Zvicër dhe shkollimin që e kishte berë si i vetmi shqiptar në atë shkollë.

“Unë jam Rinhard Lleshaj, jam 44 vjeçar, dhe jetojë qe 44 vite në Zvicër. Kam ardhur në Zvicër, si gjashtë muajsh. Në shkollë deri 12 vjeç kam qenë i vetmi shqiptar, nuk e kam pas mundësin sikur sot me shkru nëpër telefona shqip. Sot gati gjysma në shkolla janë shqiptarë”, ka treguar ai.

“Kanë qenë 1500 veta në konkursin për stuntman dhe pesa nga ta duhej të ishin pesë meshkuj dhe pesë femra dhe aty unë fillova si stunt-man, ani pse gjithemonë edhe si fëmijë isha nga ata që kerceja gjuhesha derisa luanim futboll por isha edhe shumë ai përsoni qe i donte filmat dhe gjithmonë bleja filma për të shikuar” ka treguar Rinhard në emisionin “Fol Shqip Show”.

Ai ishte edhe boksier një kohë por edhe trajner i arteve marciale. Ka marrë pjesë në më shumë se se 40 filma në Zvicër por Rinhard ka prekur edhe Hollywood-in.

Më tej,  Lleshaj ka treguar se cili sipas tij është rasti më ekstrem që ai ka berë, duke u futur në një akull për një kohë dhe ketë kishte arritur ta bënte por dhe kishte qendruar edhe më gjatë në akull pasi nuk donte që ta përseriste edhe një herë.

Lleshaj ka qenë i interesuar për filmin prej moshës së vogël.

“Filmat më kanë interesuar prej se kam qenë i vogël. Në atë katund ku kam banuar ka qenë një shitore elektrike, filmat kanë qenë 20 frang. Sa herë i kisha 20 frang menjëherë e bleja një film, nuk kishte rëndësiçfarë filmi.

Ai ka treguar se nuk është marr asnjëherë me filma shqiptarë.

Ai,përkrahjen më të madhe e ka marrë nga bashkëshortja për çka edhe e ka falenderuar nga zemra.

Lleshaj ka treguar që në Zvicër ka gjashtë veta Stun-Man por që shqiptari është ndoshta më i sukseshmi ndër ta.

Rinhardi është marrë një kohë kohë me karate por edhe edhe kick-boks që më vonë kjo i ndihmoi shumë edhe si aktor dhe të realizonte ëndrrën e tij si Stunt-Man.

Ishte vetëm 14 vjeçar kur i kalonte veturat pa asnjë problem dhe arrinte të kalonte edhe pengesa tjera.

Pasioni i Rinhardit u kthye tashmë në profesion dhe ai po njihet në gjithë Zvicrën si një Stunt-Man dhe për këtë ai ka punuar shumë.

Më poshtë mund ta përcjellni videon e plotë: 

Albora.ch

Marketing