Është rindezur konflikti mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit. Atëherë kur dukej se sherri mes tyre ishte shuar njëherë e mirë, dy këngëtaret përfshihen edhe njëherë në një debat, këtë herë larg sherrit dhe konfrontimeve fizike.

Marketing

11 punëtorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë shkarkuar nga ministrja, Donika Gërvalla. Në mesin e emrave të shkarkuar është përfolur se është edhe vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.

Gjatë këtyre ditëve, Adelina Ismajli ka bërë një postim në “Instagram”, që ka lënë për të nënkuptuar shumë.

“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë se në fakt ky ishte një postim për largimin e vëllait të këngëtares Jakupi. Por këto komente e kanë revoltuar jo pak Adelinën, që është detyruar të reagojë sërish.

Duke mos e fshehur ironinë, ajo ka thënë se nuk e ka pasur për të dhe ka thënë se nuk duhet të krahasojnë një mbeturinë me një diplomat.

Kjo u komentua në media pas rivalitetit që dyshja ka prej vitesh dhe ende nuk kanë raporte të mira njëra me tjetrën./albora.ch/

Marketing