Producenti dhe moderatori, Altin Marku kësaj radhe vizitoi shtëpinë e Bajram Sopit.

Sopi një burrë mikpritës, dashamirë i natyrës dhe kafshëve.
Sopi është shprehur se është munduar që në Sursse, Kantoni Luzern- Zvicër ta sjellë vendlindjen e tij, Kamenicën.
Si herëve të tjera, edhe kësaj radhe Marku shkoi për arra të Sopi.

“Është koha e arrave! Sivjet kanë bë shumë arra. Para një muaji isha në Prishtinë dhe patëm këtë bisedë, thash “kalavesh i arrave” në një kafe ku disa të moshuar, i pash që u shikuan mes veti, nëse e shihni këtë emision, nuk po i ceki se kush janë, e dinë ata, e zënën si mahi, hajgares i themi ne”, tha ai.
Sopi këtë “kalavesh të arrave” iu dëshmojë përmes fotove.
Ndërkaq, shprehet se këto arra nuk i shet, por ua shpërndan miqve të tij.

Po ashtu, Sopi i ka treguar Markut, edhe për miqtë e tij zvicerane që e shikojnë emisionin Fol Shqip Show.
Gjithashtu, Sopi i ka treguar edhe pjesën tjetër të fermës së tij, ku i mban kafshët, peshqit, bletët.
Për t`i parë ato duhet ta shikoni videot e emisionit Fol Shqip Show.