Mediumi prestigjioz, Reuters, ka raportuar për luanin me emrin Gjon, i cili ditë më parë doli në natyrën e Pyllit të Arinjve në Prishtinë, pasi që u largua nga kafazi i një restoranti në Gjilan.

Marketing

Në video-reportazhin e Reuters, flet Taulant Hoxha nga Pylli i Arinjve Prishtina, i cila tha se vizitorët nuk do të lejohen ta shohin luanin.

“Për një kohë të pacaktuar luani do të qëndrojë në hapsirën tonë, vizitorët nuk do të jenë në gjendje ta shohin atë, ndërsa kolegët tanë do të kujdesen për të gjatë ditës”, tha Taulant Hoxha për Reuters.

Tutje ai tha se kanë në plan ta dërgojnë luanin në një strehimor për maca të mëdha në Holandë, ndërsa më pas në strehimoren e kësaj organizate në Afrikën e Jugut.

“Plani ynë është të gjejmë një zgjidhje për të dhe ta nxjerrim nga Kosova. Së pari ai do të transportohet në një strehimore të maceve të mëdha në Holandë, dhe nëse premton shëndeti i tij, destinacioni i tij i fundit do të jetë strehimorja e organizatës sonë në Afrikë të Jugut”, tha Hoxha.

Ditë më parë u raportua se luani më në fund kishte arritur të pushojë në ambient natyror, pasi mbahej në një kafaz, që shkonte kundrejt të drejtave të kafshëve.

Marketing