Rep-artistja e njohur botërore, Cardi B përpara se të merrej me muzikë, ka qenë striptiste.

Marketing

Pikërisht në këtë periudhë e ka njohur dhe reperi shqiptar Don Phenom.

Ky i fundit, ka treguar se e ka takuar Cardin në një klub striptizmi, kur ajo sapo e kishte lënë atë punë.

Gjithashtu, Don Phenom ka zbuluar se shokët e tij kanë foto dhe video, që kanë qendruar me reperen më herët.

“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë. Rastësisht kishte ardhur atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë. Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip”, ka treguar ai në “Top Albania Radio”

Marketing