Një gëzim i madh, të cilin reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson deshi ta ndante me të tillë:

Marketing

Ai është bërë baba për herë të katërt dhe menjëherë postoi në rrjetet sociale foto me vogëlushin e tij të porsalindur.

Këngëtari shfaqet aty duke mbajtur foshnjen në krahë, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje për gjininë e saj.

“Dashuria ime”, është mbishkrimi në foto, cka tregon qartë sesa i lumtur ndihet ai në këto momente.

Fëmija është fryt i lidhjes së tij disavjeçare me Valerian, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Benicio. Ky i fundit erdhi në jetë në vitin 2019.

Marketing