Reperi nga Kosova, Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik, Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Marketing

Këtë lajm e bëri të ditur vetë reperi nëpëmjet rrjeteve sociale.

Ai potencoi se Kadri Veseli është i fortë guri dhe i pathyeshëm.

“Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova Kadri Veselin ! I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë . #FREEKADRIVESELI

Përveç Kadri Veselit, Mozzik ka takuar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinajn.

“Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë”.

Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në rrjetin social Facebook:

Marketing