Reperi i famshëm, Snoop Dogg ka mohuar akuzat për abuzim seksual.
Marketing
Një grua e identifikuar si Jane Doe, ngriti një padi në Los Angelos duke pretenduar se reperi dhe bashkëpunëtori i tij, Donald Campbell e detyruan të bënte veprime të turpshme pas një koncerti në vitin 2013.
Kjo grua thotë se Campbell e dërgoi në shtëpinë e tij, ku ishte edhe Snoop dhe më pas kanë abuzuar me të. Në padi, gruaja pretendon se Snoop Dogg e ndoqi në banjë dhe më pas e detyronte të kryente seks oral me të.
Burime për TMZ kanë bërë të ditur se gruaja në fjalë kishte kërkuar rreth 10 milionë dollarë si dëmshpërblim por kërkesa e saj është refuzuar. Snoop i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “një tufë gënjeshtrash”./albora.ch/
Marketing