Ngritja e çmimeve në secilin sektor derisa pagat qëndrojnë të njëjta – ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Kosovë.

Marketing

Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten, kurse pagat mbesin njësoj. Madje artikujt elementarë për jetë janë edhe më shtrenjtë sesa në Gjermani apo Zvicër.

Ky vit po del të jetë më i vështiri nga të gjithë, pasi një ngritje e tillë e çmimeve është i pa përballueshëm për kosovarët. Ngritja e çmimeve të shportës familjare, e derivateve, rrymës e gjithçka tjetër është bërë “sëmundje”, nga e cila po vuan shumica e popullit të Kosovës e sidomos ata të cilët nuk kanë të ardhura ose jetojnë vetëm një pagë minimale.

Vetëm sot në marketet e Kosovës vaji ushqimor ka shkuar deri në 2.92 derisa mos pothuajse janë shtrenjtuar edhe të gjitha çmimet e bylmetit duke filluar nga qumështi më 12%.

Ushqimet bazë që të gjitha kanë pasur rritje të çmimit, duke filluar nga vaji, sheqeri, vezët dhe të gjitha produktet e tjera të qumështit.

Nafta është në ngritjen më të lartë që ndonjëherë ka pas Kosova e kjo e vështirëson edhe më shumë qarkullimin për njerëz pasi që edhe gjitha biletat e udhëtimin janë shtrenjtuar.

Qytetari Nazmi Prapashtiça i çili prej vitesh ka jetuar në Gjermani e që pas pandemisë më shumë qëndron në Kosovë ka bërë një analizë të çmimeve mes dy vende që dallojnë shumë për nga ekonomia zhvillimi e gjithçka tjetër.

“Para dy muajve isha në Gjermani edhe pse atje çmimet janë rrit shumë, por si këtu nuk e besoj sepse atje mund të ketë rritje në disa produkte por jo në të gjitha. Sa po shoh këtu po ju them se gjitha çmimet e produkteve janë më të larta se në Gjermani përveç ndoshta perimeve sepse pash që domatet e specat kishin renë pak.

Më këto paga që ka Kosova më besoni që qytetarët janë duke vuajtur për gjëra elementare dhe se ushqehen në mënyrën më të ultë sidomos këta që janë në qytete sepse ata në fshatra ndoshta i kanë disa produkte të vetat” ka thënë për Albora.ch Prapashtiça i cili përveç që është penzioner thotë se Kosova është në gjendje të më të rendë se në luftë vetëm se tani nga çmimet.

Mustafë Kadriaj

Kurse njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj ka thënë për Albora.ch, se derivatet si produkt nder determinatet si në nivel biznesi po ashtu edhe të ekonomive familjare duke treguar zenit të më të lartë të çmimit sepse në fakt kemi çmime astronomike për fuqinë blerësve dhe kjo po e dëmton dhe do ta dëmtoj në vazhdimësi portofolin e qytetarit.

“Problemi më i madh është se Qeveria aktuale është duke e marrë jashtëzakonisht më relaks dhe si diçka normale dhe në fakt sikurse masat që do duhej të merrte Qeveria nuk merret aspak më këtë punë fare dhe vetëm jep arsyetime se është çmimi global po bërë diçka për një masë doganore apo në nivel të inspektoratit apo uljes se akcizës që do të bënte një çmim më të favorshëm për ekonomitë në Kosovë” ka shpjeguar Kadriaj.

Sipas tij, kur rritet tani verës fluksi i qytetareve që vinë dhe diaspora në Kosovë tani këtu nuk ka më trend të uljes, por vetëm të rritjes dhe ketë ndoshta portofoli i qytetareve nga diaspora mund ta përballojnë dhe në momentin që rritet kërkesa në ekonominë e tregut atëherë produkti ka trend të rritjes se çmimit.

No description available.

Mirëpo pavarësisht rënies së çmimeve në botë, në Kosovë sot një litër naftë kushton hiq më pak se 1.91 euro për litër. Rikujtojmë se dje Qeveria e Kosovës ka votuar projekt- Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masave të tjera mbrojtëse.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, Qeveria do të përcaktojë menjëherë çmimin maksimal të lejuar për derivatet. Ky përcaktim i çmimit pritet të ndodhë shpejt.

Albora.ch

Marketing