Kosovarët tashmë çdo vit përballen me ndotje të ajrit. Kurse gjendja më e rënduar vërehet në sezonën e dimrit.

Marketing

Nga matjet e fundit që janë bërë, ka rezultuar që ajri në kryeqytet është shumë i ndotur.

Sipas të matjeve të fundit të Ambasadës Amerikane, në Prishtinë ndotja e ajrit ka arritur ne 208 shkallë, duke e regjitruar kështu grupin e ajrit të rrezikshëm.

E sipas qytetarëve kjo dukuri tashmë është e rëndomtë.

Madje ka prej tyre që ironizuan me situatën aktuale.

Njohësi i fushës së mjedisit, Sami Makolli e vlerëson ajrin si jo të shëndetshëm ndër vite.

Përderisa për situatën e tanishme rekomandon që qytetarët të përdorin masa mbrojtëse.

Gjatë viteve të fundit, Kosova është përballur me problemet e ajrit të ndotur, ndërsa matjet e kanë renditur Prishtinën si njëren ndër qytetet më të ndotura në botë.

Albora.ch

Marketing