Çdo ditë e më shumë refugjatë nga Ukraina mbërrijnë në Zvicër, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin.

Ata janë të regjistruar, përkujdesur dhe po kërkohet strehim për ta. Nuk mund të parashikohet se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë. Duke dhënë statusin e mbrojtjes, Këshilli Federal dëshiron t’u japë refugjatëve të rritur akses në tregun e punës sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton albora.ch.

Nga kjo mund të përfitojë edhe Zvicra. Sipas Rudolf Minsch, kryeekonomist, ka një mungesë të gjerë të punëtorëve të kualifikuar. Ka mungesë të personelit të kualifikuar në sektorë të ndryshëm, për shembull në IT, inxhinieri dhe infermieri.

Marketing

“Nëse ukrainasit e trajnuar siç duhet mund të integrohen në tregun zviceran të punës, ata mund të plotësojnë këto boshllëqe dhe të zbusin mungesën zvicerane të punëtorëve të kualifikuar,” thotë Minsch.

Por Zvicra është e varur edhe nga punëtorët në profesione të tjera, si në industrinë e hotelierisë apo të ndërtimit.  Sektorët në të cilët komunikimi zhvillohet në anglisht janë veçanërisht të përshtatshëm./albora.ch/

Marketing