25 tituj dhe 16 sezone, Marcelo do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë asaj që ka qenë shtëpia e tij që nga viti 2006.

Marketing

Një mbrojtës i majtë premtues me flokë të rruar erdhi nga Fluminense në moshën 18-vjeçare dhe u etiketua si “zëvendësuesi i Roberto Carlos”, nga presidenti i asja kohe Ramon Calderon.

Në moshën 34-vjeçare ai largohet nga Los Blancos si futbollisti më i suksesshëm në historinë e klubit, duke e kaluar këtë vit edhe një legjendë tjetër si Paco Gento dhe 24 titujt e tij.

Real Madridi sot ka konfirmuar se nderimi i merituar për brazilianin do të mbahet nesër (e hënën), në ora 13:00 në Valdebebas.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional nderimi dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Perez”.

“Pas këtij akti, Marcelo do të dalë para mediave në sallën e shtypit te Real Madrid City”, thuhet në deklaratën e klubit.

Marketing