Protagonistja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi e quajti rrugëtim të paharruar suksesin e këtij filmi, ani se s’arriti të nominohet në listën finale për çmimet Oscars.

Marketing

Aktorja Gashi, u shpreh e bindur se filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë, raporton Gazeta Express.

 ““Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës!  “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!  Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!  Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë”, shkroi Gashi në Facebook./albora.ch/

Marketing