Në një hark kohor prej shtatë ditësh, 33,108 raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Zvicër, sipas të dhënave të reja të publikuara të martën nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).

Marketing

Një javë më parë, FOPH njoftoi 24,704 raste të reja në të njëjtën periudhë kohore, që do të thotë se numri i infeksioneve të reja është rritur me 34 për qind, ndërsa në të njëjtën kohë shtrimet në spital të lidhura me Covid-in u rritën me 19.5 për qind.

Zyrtarët zviceranë të shëndetësisë parashikojnë se 15 përqind e popullsisë zvicerane – më shumë se 1 milion njerëz – mund të kapin virusin këtë verë.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing