Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar për 17 vdekje si pasojë e Covid në Zvicër gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë 20,310 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas shifrave të publikuara .

140 persona u shtruan në spital. Pikërisht një javë më parë, UFSP njoftoi 26761 raste ose 6451 më shumë. Në të njëjtën ditë pati 25 të vdekur dhe 190 të shtruar në spital, transmeton albora.ch.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit janë transmetuar rezultatet e 60,896 testeve, sipas UFSP. Norma e pozitivitetit është 33.4%, nga 37.2% javën e kaluar. Shkalla e riprodhimit, e cila është rreth dhjetë ditë pas të dhënave të tjera, është 0.82. Varianti Omicron përbën 99.2% të rasteve.

Në total, 68.66% e zviceranëve kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës./albora.ch/

Marketing