Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Rama ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.

Marketing

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon temat për të cilat ka diskutuar me Hoylen.

Rama deklaron se kryetari i Kuvendit britanik i ka shprehur keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu, ai tregon se Lindsay Hoyle i ka nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale.

“Londër – Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Marketing