Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Nga mbledhja, kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shihen liderët e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe  ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat ndërsa  mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.

Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti. 

Marketing