18.820 turistë spanjollë kanë vizituar Shqipërinë nga janari e deri në korrik të këtij viti, nga 4.228 që e kanë vizuar vjet në të njëjtën periudhë.

Marketing

Kështu shkroi në Facebook kryeministri Edi Rama për të treguar se turistët spanjollë në Shqipëri janë shtuar këtë vit.

Krahas postimit, Rama bashkëngjiti disa faqe të një reviste në Spanjë “Mediterranena Lifestyle”, ku reklamohet Shqipëria, e më specifikisht kulinaria jonë.

“18.820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4.228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle” , shkroi Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

Marketing