Fanella e veshur nga Granit Xhaka pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, po bën bujë. Lojtari me origjinë nga Kosova festoi fitoren dhe kualifikimin në 1/16 në Kupën e Botës me një fanellë të veshur e cila kishte mbishkrimin “Jashari”, e cila mendohet se i përket një ish-komandantit të UÇK-së, i vrarë nga forcat serbe. Pavarësisht justifikimeve të Xhakës, të cilat ai u përpoq t’i sqaronte duke shpjeguar se ai nuk ka qëllim politik, por dëshiron t’ia kushtojë fitoren futbollistit Ardon Jashari.

Marketing

Lidhur me këtë situatë, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk ka reaguar, në një moment ku FIFA duket se po vepron me dy standarde pasi nuk po heton serbët për thirrjet e tyre shoviniste.

Rama theksoi se nuk mund të përdorë dy figura të tilla për të bërë politikë, sipas tij do të jetë FIFA ajo që do të vendos për situata të tilla.

“Nuk jam kryeministri i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do ndaja dy shqiptarët që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe. Çfarë do të bëja? Do ti përdorja për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak. Nacionalizimi është sa qesharak edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme dhe kush e bën këtë me vjen keq. Nuk mund të shkëputen dy shqiptarë që janë qytetarë të një shteti si Zvicra. Dhe nuk mund të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket sanksioneve lidhen me politikën e FIFA-s. E dini shumë mirë që është politikë strikte për të mos cënuar kuadrin sportiv nga asnjë lloj nuance politike. “ tha Rama.

“Xherdan Shaqiri në një fitore të madhe të Liverpulit, u mbulua me një flamur të Kosovës, dhe askush nuk i tha gjë. Por këtu është FIFA.”

Marketing