Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një dimër të vështirë për Shqipërinë.

Marketing

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama ka folur për krizën energjitike në vend.

Sipas tij, dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”  Rama deklaroi se sfidat kryesore janë ajo e çmimeve dhe sasia e energjisë së disponueshme.

Pyetje: Do jetë dimër i frikshëm për Shqipërinë?

Edi Rama: I frikshëm jo, por i vështirë po. Kur them i vështirë kam parasysh që ne duam ta kapërcejmë pa kufizime dhe duam ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky është një dimër që ka sfidën e çmimeve të larta, por edhe sfidën për sasinë e energjisë së disponoheshe. Me reshjet e ditëve të fundit kemi disa rikuperime. Ne kemi disa skenarë dhe jemi të vendosur që të kemi një dimër pa kufizime  dhe të kemi një dimër që mos preket çmimi për familjarët dhe bizneset e vogla.

Marketing