Nëse nuk do ishte për pamjen e maleve të larta sapo ngre sytë lart, shumë lehtë do të dukej vetja si në kryeqytetin britanik, shkruan DailyMail për qytetin e Hasit.

Marketing

Në qytetin e vogël të Hasit ndodhet një bar që quhet “Britain Resto Longue”, ku janë vendosur foto të Mbretëreshës Elizabeth II, por edhe kabina ikonike e kuqe e telefonit e mbushur me targa të vjetra makinash britanike, një pjesë kjo e vogël e qytetit shqiptar, që ndodhet në verilindje të Shqipërisë, aty ku të duket vetja si në një “Londër të vogël”, një homazh ky për shtetin që ka marrë mijëra prej qytetarëve të saj, përkundrejt planit të qeverisë britanike për të reduktuar numrin e tyre.

Kjo qytezë e vogël me rreth 22 mijë banorë është ndërtuar me paratë e dërguara nga banorët e saj që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, kjo për një jetë më të mirë.

Në artikull, përmenden edhe akuzat e ndërsjella mes dy vendeve tona, ndërsa citon edhe kryeministrin Rama, referuar deklaratave të tij ndaj qeverisë britanike, pas akuzave të kësaj të fundit për një “pushtim” të Britanisë nga emigrantët shqiptarë.

Tani ka homazhe për “atdheun” e tyre të adoptuar në Has ku shfaqen makina me targa dhe madje edhe projekte për një statut të Mbretëreshës së ndjerë citon media britanike.

Sipas statistikave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i vetëm që bëjnë kalime me varka të vogla të Kanalit.

Albora.ch

Marketing