Liberalizimi i vizave për Kosovën ka gjasa të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm. Për këtë qytetarët po thonë se e kanë shtet e fuqishme evropiane, ndonëse nuk anashkalojnë edhe ndikimin e luftës në Ukrainë.

Marketing

Besnik Nishevci tha se francezet nuk po e duan Kosovën në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Ajo është çështje politike. Shtet e fuqishme i kanë fajet Evropa francezet jo amerikanet. Edhe veriun e ke qashtu”.

Hamit Hoti thekson se kosovarëve po u bëhet e padrejtë, duke shtuar se i frikësohet edhe planit franko-gjerman për dialogun me Serbinë.

“Kanë humbur shpresat sepse edhe ne vet nuk jemi të përgatitur. Çdoherë kur të ofrohet situata e zgjidhjes së problemit ngjajnë probleme të brendshme në Kosovë”.

“Atyre nuk u intereson fort kjo punë. Ne i kemi plotësuar kushtet më mirë se të gjitha shtetet tjera. Mirëpo padrejtësia është shumë e madhe, por i frikësohem edhe planit franko-gjerman që qashtu mundet me ndodh sikur me viza”, tha Hoti.

Ndërsa, Franklin Sedaj potencoi se vetëm Kosova ka mbetur pa liberalizim dhe fajin për këtë e ka lufta në Ukrainë.

“Letërnjoftimi i Kosovës pranohet deri në Bajakovë pa asnjë problem. Aq sa mora vesh nga qeveritarë kroat, Kroacia hynë në shtetet e Shengenit. Qeveria jonë është e re pa eksperiencë por në mënyrë selektive Kroacia mund ta pranojë letërnjoftimin e Kosovës”.

“Sa i përket liberalizimit vetëm Kosova ka mbetur. Faktori i parë pse s’po hyjmë është lufta në Ukrainë. Tash është në radhë pranimi i Kroacisë. Menjëherë duhet të pranohet edhe Kosova por nuk varet nga ne. Nuk ma nevoje të ketë liberalizim sepse mund të shkohet me letërnjoftim”.

Kurse Halil Kelmendi nga Prishtina tha se vetë populli i ka fajet pse nuk po i hiqen vizat, raporton EO.

“Në bazë të situatës politike që po zhvillohet Kosova ka mbetur anash shumë. Fajtor jemi vet. Qeverisë nuk i jetë faji është problem global. Pse s’mundemi me marrim liberalizimin faji është tek ne sepse nuk e ka merituar rinia të mbes në rrugë. Kosova është vend shumë i pasur duhet të punojmë. Kush po mendon për të rinj”, tha Kelmendi.

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian, ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shtetet anëtare kanë diskutuar rekomandimin e Presidencës Çeke për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Marketing