Jemi në ditë e para të vitit 2023. Shumë mërgimtarë erdhe në Kosovë për të festuar vitin e ri, por janë të paktë ata që shkuan për t’i vizituar të afërmit e tyre që jetojnë jashtë shtetit.

Marketing

Kjo për shkak të mos liberalizimit të vizave. Tashmë, kanë kaluar 13 vite që nga nisja e procesit të liberalizimit të vizave.

Përgjatë këtyre viteve pati premtime të shumta për qytetarët e Kosovës se do të udhëtojnë  shumë shpejtë pa viza.

 Por, një gjë e tillë nuk u realizua, shkruan Albora.ch.

I pari që premtoi liberalizmin e vizave ishte Hashim Thaçi.

Ai në atë kohë pati premtuar që liberalizmi i vizave do të kryhet së shpejti. 

Hashim Thaci optužio Brisel za diskriminaciju Kosova o pitanju viza

“Unë jam i zotuar që t’i implementoj të gjitha kriteret demokratike, bile edhe për më pak se 15 muaj, që Kosova t’i kryejë obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Kam besim të plotë dhe konfirmim edhe nga Brukseli se nuk do të vonohet më shumë se 15 muaj. Unë vazhdoj të kem linja direkte me autoritetet vendimmarrëse në Bruksel”, kishte thënë  Thaçi në nëntor të 2010-së.

Për disa muaj me radhë Thaçi bëri premtime të tilla.

Pas Thaçit, hovin për liberalizmin e vizave e vazhdoi ish kryeministri, Isa Mustafa.

Ai në vitin 2016 i kishte uruar qytetarëve liberalizmin e vizave.

“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, kishte shkruar Mustafa në një postim në Facebook.

Bile në maj të vitit 2016 ishte bërë një festë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane për liberalizmin e vizave.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane në atë botë kishte hapur edhe shampanjë në shenjë feste.

Bile, Çollaku e kishte thënë se ishte një moment i jashtëzakonshëm.

Festa me shampanjë për vizat, Çollaku: S'festuam para kohe, por s'besuam se  BE do të na tradhtojë – Ekonomia Online

“Urime qytetarëve se ne si zyrtar dhe si ministra kena pas viza gjithë dhe se kena pas problem, por më në fund e zgjidhem problemin e qytetarëve të zakonshëm, që ti kryejnë nevojat e tyre, dhe ky me të vërtetë është një moment jashtëzakonshëm e pse jo edhe një moment historik, ne e filluam procesin e liberalizimit të vizave nesër nuk mund të lëvizim lirshëm pa viza, mirëpo kjo do të jetë e mundur brenda pak javësh”, pati deklaruar Çollaku.

Epo, nuk doli ashtu siç premtoi Çollaku.

Edhe, ish kryeministri Ramush Haradinaj nuk e la pas çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai në vitin 2019 ishte në një vizitë në Gjermani. Pasi u kthye nga udhëtimi i tij zyrtar, Haradinaj mbajti një konferencë për media.

Ish kryeministri Haradinaj në këtë konferencë i uroj qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

“Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më ka konfirmuar se kanë qëndrim, në takim na kanë dhënë ‘po’ për liberalizim të vizave. Ka thënë ‘po’ dhe menjëherë. Unë i them Kosovës urime liberalizimin. Kur i kam thënë Kosovës urime ushtria kanë pasur dilema plot, pyesnin a bëhet kjo. Por fakti që ka dalë Sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria. Nuk e keqkuptoni pse ua jap këtë simbolikë. Nuk ka askush dilema sa i përket qeverisë së Gjermanisë. Kur ishte puna e ushtrisë u munduan të ngrenë pikëpyetje. Ministri i Brendshëm gjerman ka thënë jam për liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë”, kishte thënë Haradinaj.

Përveç, ish pushtetarëve, edhe kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti ka folur për liberalizimin e vizave.

Ndryshe nga të tjerët, Kurti ka thënë se Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës ende kanë shpresë që do të liberalizohen vizat pas kaq shumë vitesh, pasi që është vendosur një datë konkrete për këtë proces.

Ky, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kishte nisur në vitin 2012.

Edhe pse me vite të tëra u tha që janë plotësuar kritere të shumta, ky proces nuk u finalizua asnjëherë.

Kurse, qytetarët e Kosovës “duhet t`i kryqëzojnë gishtat” deri në janar të vitit 2024 për ta parë se nëse do të ndodhë apo jo liberalizimi i vizave.

Marketing