Qytetarët e Kosovës janë duke vazhduar të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Marketing

Ikja e të rinjve nga vendlindja drejtë rrugëve të perëndimit për një jetë më të mirë, vazhdon të mbetet temë aktuale në vend. Ndonëse e dhimbshme për vendin, një fenomen i tillë është prezent në gjitha komunat e Kosovës sidomos në atë Prishtinës, përfshirë edhe heqje dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës.

Për thuajse vetëm 10 muaj të vitit 2022, tre mijë e 399 kosovarë kanë hequr dorë për shtetësi të tjera, nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur për, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 30.09.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 3,399 persona”, është specifikuar mes tjerash, në përgjigjen e tyre.

Kështu duket aplikacioni për heqje dorë nga shtetesia i Ministrisë se Brendshme të Republikë se Kosovës:

Arsyet pse kosovarët po heqin dorë nga shtetësia?

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme se arsyeja pse qytetarët heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është se në shumë vende të Bashkimit Evropian, ku ata jetojnë, nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madhe i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madhe edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kane fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi.Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shumë vende” ”, thuhet në pergjigjen e MPB-së.

Krahasur shifrën e atyre që hoqën dorë nga shtetësia kosovare, numri i atyre që u pajisën me shtetësinë kosovare është shumë i vogël.

Kosova po zbrazet, kosovarët heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

Mbi 2400 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës – TV Prizreni
Ndërtesa e Qeverisë se Republikës se Kosovës

Nga viti në vitë qytetarët e Republikës së Kosovës po heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Kjo për faktin se legjislacioni i disa nga shtetet evropiane ku ata po fitojnë shtetësinë e atyre shteteve, nuk lejon parimin e dyshtetsisë. Në rastin konkret shqiptarët nga Kosova detyrohen të heqin dorë nga njëra shtetësi, e normalisht se zgjidhje më e mirë sipas tyre është shtetësia e shtetit ku jetojnë.

Theksojmë se shumë shtete tjeta evropiane e lejojnë dyshtetësinë, pa pasur nevojë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Ndërsa disa të tjerë që edhe janë të vendosur të heqin dorë nga shtetësia thonë se po e bëjnë për ta siguruar jetën në shtetet perëndimore.

Edomondi është një i ri nga Prishtina i cili ka të kryer studimet, ka thënë se është zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.

I diplomuar, ai tani punon si kamarier për të krijuar një mirëqenie më të mirë për veten dhe familjen. Kjo ka pohuar ai e ka shtyrë që ta ndërmarrë një hap të tillë, (për heqjen e nënshtetësisë) edhe pse e konsideron jo të mirë. Ai po i hap rrugë vetës për njështetësi të re.

Një kosovarit iu refuzua pasaporta austriake, pavarësisht garancive. Kjo ndodhi për shkak se ai nuk kishte respektuar kufizimin e shpejtësisë. Por, Gjykata e Lartë e konsideron si vendim të gabuar.

Në Austri ai jeton që nga viti 2010. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, punon si menaxher i një flote të veturave në një kompani austriake. Bëhet fjalë për një kosovar që ka aplikuar për shtetësi austriake në shtator të vitit 2017. Por, tani burri nuk ka më pasaportë dhe konsiderohet si person pa shtetësi, sepse autoritetet kanë bërë një gabim, shkruan krone.at.

Kosovari gris pasaporten austriake: Fitoi Albini, tani do të kthehem në  Kosovë – Ballkani.info
Pasaporta austriake

Në tetor 2020, shteti austriak e siguroi atë se do të merrte pasaportën e këtij vendi nëse heq dorë nga ajo kosovare. Ashtu edhe ndodhi. Më 11 dhjetor 2020 ai heq dorë nga pasaporta e Kosovës. Por, në fund të prillit 2021 autoritetet austriake hoqen premtimin për dhënien e shtetësisë.

Arsyeja: Ndëshkimi për tejkalimin e shpejtësisë në trafik. Në tetor 2020 burri kishte tejkaluar kufirin e 100 km/h me 33 km/h më shumë. Gjykata Administrative Shtetërore theksoi se autoritetet ia refuzuan nënshtetësinë duke iu referuar edhe disa dënimeve të tjera të lehta administrative e duke i cilësuar si një “vepër e rëndë penale”.

Por, në anën tjetër, Gjykata e Lartë e konsideron si vendim të gabuar dhe thotë se “vendimi duhet të bazohet në rrethana të reja”. Kësisoj, Gjykata e Lartë ka marrë vendim që shteti austriak të marrë përsipër kostot e procedurës dhe kosovari aktualisht pa asnjë shtetësi, mund të shpresojë për një pasaportë austriake.

A.Jahaj, Albora.ch

Marketing