Ish-Kapiteni i Ushtrisë Zvicerane me mision në Kosovë gjatë luftës së fundit, njëkohësisht deputet aktual në Cyrih, Daniel Wafler dhe gruaja e tij Florina Wafler, ndan së bashku emocionet për ndeshjen e radhës Kosovë-Zvicër, që do të zhvillohet më 29 mars, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Letzigrund, në Cyrih.

Marketing

Ish-Kapiteni i Ushtrisë Zvicerane me mision në Kosovë, tash edhe pronar i djathit “Lindi” dhe gruaja e tij Florina ishin të ftuar në emisionin ‘Fol Shqip’ Show dhe ekskluzivisht treguan se për cilin ekip do të bëjnë tifo.

Të dy u shprehën të lumtur për cilindo ekip që triumfon, por paksa Florina mbajti anën e miqësores së Kosovës, ndërsa Danieli tha se preferon të fitojë Zvicra.

Çifti pranuan se cila anë që do ta fitojë ndeshjen ‘ne do festojmë’. Danieli tha se edhe nëse fiton Zvicra, Xhaka dhe Shaqiri lirisht le ta bëjnë shqiponjën.

Përshtypjet e çiftit shqiptaro-zviceran, që jetojnë në Zvicër do të mund t’i mësoni në detaje në emisionin ‘Fol Shqip’ Show që do të transmetohet më 27 mars, ku të gjithë minutazhën do t’ia dedikojë vetëm futbollit.

Përmes emisionit dhe albora.ch, do të keni mundësi të shihni ballafaqimin e zvicranëve të martuar me shqiptare dhe shqiptareve të martuar me zvicranë, se kush për kë do bëjë tifo dhe këto situata do ju befasojnë.

Përveç parashikimeve se kush do fitojë ndeshjen e vitit, në emision do të ketë edhe intervista ekskluzive, kështu që bëhuni gati./albora.ch/

Marketing