Mbahet mbledhja e 84-të e Qeverisë së Kosovës, ku në rend dite janë 23 pika, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Sipas rendit të ditës, një prej pikave të mbledhjes së sotme të ekzekutivit është edhe “Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).”

Kabineti qeveritar me shumicë votash e miratoi propozimin e Ministrisë së Tregtisë, Indrustrisë dhe Ndërmarrësisë, për rregullimin e çmimeve të naftës.

“Sot është prezantuar ky udhëzim për rregullimin e çmimeve të naftës dhe karburanteve”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në fjalën para kabinetit qeveritar tha se si ministri kanë vërejtur mospërputhje në çmimin e naftës në treg dhe propozimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit të naftës. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha ajo, raporton EO.

Marketing