Qeveria e Gjermanisë ka përmbledhur nëpërmjet një kumtese zyrtare vizitën dy ditore të kancelarit gjerman Olaf Scholz në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kapitull i veçantë iu është kushtuar dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe menjëherë pas tij, integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Marketing

Në këtë komunikatë të qeverisë gjermane thuhet se kancelari Scholz ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe se ishte e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas komunikatës, përparimi në procesin e dialogut është ndër gjërat më të nevojshme për të ndodhur tani dhe gjithashtu thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara me përspektivën për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Scholz gjithashtu theksoi rëndësinë e ecjes përpara të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deri më sot, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila dikur ishte pjesë e territorit serb. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, NATO është ende në detyrë me misionin e KFOR-it në Ballkan për të garantuar sigurinë. Sipas kancelarit, është e paimagjunueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjerën të bëhen anëtare të BE-së.”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se për Scholz, përparimi në dialogun Kosovë – Serbi është ndër gjërat që janë absolutisht të nevojshme dhe se do të donte t’i inkurajonte të gjithë liderët politikë që të sigurohën që kjo të ndodh realisht, të bëhen marrëveshje konkrete dhe të ketë përmirësim, në mënyrë që dialogu të çojë në normalizim.

Në anën tjetër, vlen të theksohet se kancelari gjerman Olaf Scholz ka pasur mospajtime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq sa i përket çështjes së Kosovës dhe asaj të Ukrainës.

Marketing