Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë.
“Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci,” i tha Peskov ,Frederik Pleitgen të CNN të hënën vonë.
“Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i tha Putinit se ai shihte një “shans” për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla./albora.ch/