Mësohet se Aysenur Aliravci , e cila studionte në Shkollën profesionale të Universitetit Selçuk, ka humbur jetën nën rrënojat e tërmetit në qytetin e saj të lindjes Osmaniye, bashkë me motrën e saj të madhe.

Marketing

Studentja e vitit të dytë në Departamentin e Teknikut Industrial të Shkollës Profesionale Hoglu, u gjet pa shenja jetën, ndërsa raportohet se ajo kishte shkuar për të takuar familjen e saj pasi kishte marrë pushimet e semestrit.

Situata në Turqi është kaotike, ndërsa numri i viktimave rritet me ritme të shpejta. Deri më tani raportohet për mbi 11,200 viktima.

Së fundmi në zonat e prekura nga tërmeti ka zbarkuar edhe presidenti Erdogan, i cili është shprehur se familjet e prekura do të marrin ndihmë nga qeveria.

Marketing