Ashtu siç kishte paralajmëruar artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri ka sjellur këngën më të re.

Marketing

“Diskoteka” mban titullin projekti më i ri i këngëtarit, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.Reklama

Producent i këngës është Çelik Lipa, ndërkohë teksti u shkrua nga vetë Butrinti dhe Bardhi.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Puna për videoklip iu besua produksionit “Sekuence” ku Butrint shihet me një stil të veçantë në veshje teksa rrethohet me një numër modelesh joshëse.

Kënga tashmë gjendet e publikuar  në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të artistit.

Theksojmë që kjo është kënga e parë që pas asaj “Lule e dashnisë” që Butrinti solli në janar të këtij viti.

Ndryshe, krahas karrierës Butrinti muajve të fundit ka qenë mjaft i komentuar edhe për lidhjen me ish-partneren e tij Kiara Tito, e cila ishte pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ndonëse moderatorja ka krijuar një lidhje të re dashurie me banorin tjetër të shtëpisë së famshme, Luiz Ejlli, ish-çifti ishin në fokus të mediave rozë.
Marketing