Për çdo prind ardhja në jetë e fëmijës të tyre është një begati për ta. Secili prind mundohet që ta gjej një emër të veçantë për të sapolindurin, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ndonjëherë ata mundohen që t’i gjejnë emrat të cilët nuk janë aq të zakonshëm, nga ata që i trashëgojnë emrat nga paraardhësit, por ka edhe nga ata që vendosin emrat të cilët janë trendi në atë periudhë kohore.

Sa i përket emrave më të zakonshëm që janë vendosur në Zvicër, Zyra Federale për Statistika ka publikuar një raport lidhur me këtë çështje.

Këta janë tre emrat më trendi për vajzat në Zvicër:               

Mia

Emma

Mila

No description available.
Emrat per vajza

Këta janë tre emrat më trendi për djemtë në Zvicër:            

Noah

Liam

Matteo

No description available.
Emrat per djemtë

Por, në këtë publikim, a ka emra shqiptarë?

Albora.ch ka bërë disa hulumtime ku ka gjetur disa nga emrat që përfshihen në listën e publikuar nga Zyra Federale për Statistika.

Në këtë listë përfshihen mbi 200 emra për gjininë mashkullore, si dhe mbi 200 të tjerë për gjininë femërore.

Këta janë emrat shqiptarë për djemtë që përfshihen në listën e 200 emrave në Zvicër:

Luan

Luan është emri i parë që rastisëm në këtë listë. Është një emër shumë i dashur dhe i shpesh për shqiptarët.

Në këtë listë ky emër shqiptar renditet i tridhjetë e treti (33).

No description available.
Emri Luan

Ardian

Ardian është një emër shqiptar, mjaftë i përdorur, sidomos në vitet e 90-ta, por është aktual edhe në ditët e sotme. Sipas shpjegimeve ky emër rrjedh nga kohët e lashta shqiptare. Adrian ishte pjesëtar i fisit ilir që banonte midis liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë.  

Ky emër renditet i 96.

No description available.
Emri Ardian

Jon

Jon, edhe ky është një emër që është mjaftë trendi, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Shumica e shqiptarëve për këtë emër inspirohen nga deti Jon, i cili gjendet në jug të Shqipërisë.

Ky emër renditet i 144.

No description available.
Emri Jon

Arian

Arian është emër me origjinë iliro-arbror. Aranitët kanë qenë një familje fisnike arbërore që zotëronte vise të shtrira në Arbëri.

Në këtë listë ky emër shqiptar renditet 158.

No description available.
Emri Arian

Florian

Një emër tjetër i gjuhës shqipe që renditet i 174 është Florian. Ky emër në gjuhën shqipe do të thotë flori.

No description available.
Emri Florian

Lorik

Lorik është emri i një mbreti ilir. Ky emër zë vendin e 194.

No description available.
Emri Lorik

Këta janë emrat shqiptarë për vajzat që përfshihen në listën e 200 emrave në Zvicër:

Luana

Luana është një emër shqip që ka prejardhjen nga emri Luan i gjinisë mashkullore. Zakonisht ky emër përdorët si sinonim apo thjeshtë si kombinim i emrit të gjinisë mashkullore.

Ky emër renditet i 37.

No description available.
Emri Luana

Hana

Emri tjetër, që është gjithnjë “on top” është emri Hana. Ky emër shpesh shkruhet në dialektin e gegnishtës, pasi është versioni i emrit Hëna.

Ky emër renditeti i 65.

No description available.
Emri Hana

Ariana

Ariana është një emër sinonim që përdorët për gjini femërore, më lartë te shpjegimet e emrave të gjinisë mashkullore mund ta gjeni kuptimin e këtij emri.

Ky emër renditet i 85.

No description available.
Emri Ariana

Linda

Linda është një tjetër emër shqiptar që e ka disa kuptim si: dal në jetë; dal në dritë, linda edhe një here, etij.

Ky emër ka renditjen e 134 në listën e emrave në Zvicër.

No description available.
Emri Linda

Dua

Dua Lipa është një ndër këngëtarët më të njohura kosovare në gjithë globin. Nga ajo shumë prind të rinj kanë vendosur që vajzat e tyre t’i pagëzojnë me emrin Dua. Në gjuhën shqipe ky emër autokton ka kuptimin e dashurisë.

Ky emër renditet i 135.

No description available.
Emri Dua

Adriana

Edhe emri Adriana është një emër shqiptar që përdoret si sinonim i emrit Ardian, edhe për këtë emër kuptimin mund ta gjeni më lartë.

Ky emër renditet i 166.

No description available.
Emri Ardiana

Maja

Maja është një emër shqiptar që figuron në listën e 200emrave për vajzave që janë përdorur në Zvicër.

Ky emër e ka kuptimin: më e zgjedhur e më mirë e njerëzve a e diçkaje, psh maja e kodrës, etij.

Ky emër renditet i 197.

No description available.
Emri Maja

Kurse, sa i përket emrave më të shpeshtë që janë përdorur në Kosovë për vajzat janë:

Ajla, Alea, Asja, Dua, Inara.

Kurse, për djemtë janë këta emra:

Ajan, Tian, Amar,Noar,Omer.

No description available.
Emrat ne Kosove

Në Shqipëri, tre emrat që janë përdorur më së shpeshti për vajzat janë:

Amelia, Ajla, Aria.

No description available.
10 emrat per vajzat ne Shqiperi

Ndërsa, emrat që janë përdorur për gjininë mashkullore janë:

Noel, Aron, Joel.

No description available.
10 emrat per djemte ne Shqiperi.

Gjatë hulumtimit Albora.ch ka hasur emra të tillë sikurse në Kosovë e Shqipëri edhe në listën e emrave që janë përdorur në Zvicër, por për shkak që këta emrat mund të përdoren edhe nga nacionalitet tjera, përkatësisht nga ata që janë fetar nuk janë përshirë në këtë listë.

Marketing