Një zvicerane ka qenë e ftuar në këtë javë në emisionin e vetëm të diasporës, Fol Shqip Show.

Marketing

Ajo me profesion është psikologe. Çka është e veçanta e saj, është se Barbara Burri di të flas shumë bukur gjuhen shqipe.

Përveç asaj, Burri ka qenë e angazhuar shumë në Kosovë përmes projekteve të ndryshme, gjatë kohës së luftës dhe pas luftës.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer për herën e parë që ka qenë në mision në Kosovë.

“Kur kam shkuar për herë të parë në Kosovë, ka qenë dy javë pas përfundimit të luftës ose 10 ditë. Unë kam qenë në një mision në Maqedoni, në kampet e refugjatëve atje, e kemi pasur trajnime për njerëzit e traumatizuar. Kemi kuptuar që po kryhet lufta në Kosovë edhe kemi hyrë në Kosovë për herë të parë. Atëherë ka qenë me një anë euforia që u kry lufta, që u çlirua Kosova, edhe në anën tjetër shumë shkatërrime, shumë masakra ka pasur, njerëzit kanë qenë edhe të lumtur, edhe të trishtuar”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ka treguar se si ka vendosur që të jetojnë në Kosovë për rreth 8 vite.

“Atje kemi qenë për disa ditë, ka qenë momenti kur kemi vendosur për të shkuar në Kosovë më gjatë, jemi kthyer në Zvicër, por jeta është nganjëherë e çuditshme kur jam kthyer në Zvicër edhe kam hapur gaztën, ka pasur një punë për në Kosovë, edhe më kanë pranuar atje. Në fillim të vitit 2000 kemi shkuar për 7 vite e gjysmë me burrin tim në Kosovë”, ka shpjeguar ajo.

Barbara Burri

Po ashtu, Burri ka treguar se kur kishte shkuar në Maqedoni nuk ka ditur të flas mirë gjuhen shqipe.

“Pakëz kam ditur me fol gjuhen shqipe, por jo shumë edhe atje me punë e kam mësuar shpejt për me fol mirë shqipe”, ka theksuar ajo.

Burri ka rrëfen se çfarë tmerri ka parë në Kosovë në ditët e para të çlirimit

“Kur kemi punuar në Pejë, kemi pasur shumë raste, atje ka qenë lufta katastrofale, shumë shkatërrime, shumë trauma, edhe kemi punuar nëpër fshatra me shumë masakra, qe një familje me 60 anëtarë kanë qenë të masakruar, prej fëmijëve të vegjël, 1 vjeçar deri te gjyshi 70 vjeçar. Rasti më i keq që kam parë ka qenë që nuk kanë mundur ta gjejnë kokën e një femre. Edhe masakrën e kanë kryer fqinjët të cilët kanë qenë një fshat më larg”, ka rrëfyer Burri.       

Barbara Burri

“Unë kam pasur fat që kam punuar në një organizatë humanitare edhe kemi mundur t`i ndihmojmë njerëzve, i kemi ndërtuar shtëpitë që kanë qenë të shkatërruara, kemi dërguar lopë prej Zvicrës, me projektet në bujqësi kemi mundur ta ringjallmi pakëz fshatin atje”, ka deklaruar ajo.

Psikologia zvicerane  ka komentuar edhe çështjen se a është bërë drejtësi në Kosovë.

“Shumë e vështirë me thanë se drejtësia nuk është që gjithçka është drejt që bëhet atje. Drejtësia po shkon sipas ligjit, edhe Kfor-i p.sh në atë kohë ka pasur për detyrë m`i mbrojt ata njerëz edhe nëse kanë bo gjëra shumë të këqija”, është shprehur Burri.

Ajo çfarë ja vlen të thuhet është Barbara Burri është edhe nuse e Prizrenit.

Marketing