U komentua shumë, madje u bënë edhe shaka ditëve të fundit në rrjetet sociale për tavolinën që Vladimir Putin e kishte rezervuar për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Por, më në fund mësohet arsyeja se pse ishte vendosur një tavolinë aq e gjatë në mes të dy liderëve, kur në takim s’kishte pjesëmarrës të tjerë.

Marketing

Sipas mediumit britanik “The Telegraph”, kjo kishte të bënte me faktin se presidenti i Francës kishte refuzuar të bënte një test PCR për COVID-19 gjë që kërkohet për të gjithë vizitorët në Kremlin, transmeton albora.ch.

Nga Pallati i Elizesë në Paris zyrtarisht kanë deklaruar se testi PCR nuk përputhej me agjendën e ngjeshur të presidentit Macron. Megjithatë burimet diplomatike franceze më vonë kanë dhënë një arsyetim tjetër se pse Macron kishte refuzuar të testohej, dhe këtë e lidhin me frikën nga Putini.

Sipas këtyre burimeve diplomatike, francezë ishin të frikësuar se çfarë rusët do të mund të bënin me pështymën e Macronit./albora.ch/

Marketing