Sipas një studimi të kryer bisedat për të tjerët mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të lidhur dhe të krijoni marrëdhënie me te mira me njerëzit që ju rrethojnë.

Marketing

Neuroshkencëtarët nga Kolegji Dartmouth kishin një grup vullnetarësh që luanin një seri lojërash në internet dhe monitoruan rolin e thashethemeve midis pjesëmarrësve të ndryshëm.

Studiuesit amerikanë zbuluan se thjesht përhapja e thashethemeve për dikë nuk ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve, duke shpjeguar se ‘vetëm një lloj i caktuar thashethemesh funksionon’.

Gjetjet, të botuara në revistën Current Biology, bazohen në kërkimet e mëparshme që zbuluan se thashethemet përbëjnë rreth 14 përqind të të gjitha bisedave të përditshme.

Ekipi i për fshirë në studimin e ri, i udhëhequr nga Eshin Jolly dhe Luke Chang, donte të zbulonte pse njerëzit i duan thashethemet dhe çfarë funksioni kanë në ndërveprimin mes njerëzve.

Jolly i përshkroi thashethemet si një ‘formë komp lekse komunikimi që shpesh keqkuptohet’, duke shtuar se mund të jetë një mjet për ‘lidhje thelbësore’.

Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se thashethemet janë një ‘komunikim i pasur dhe i larmishëm’ me disa funksione shoqërore.

Lloje të ndryshme të thashethemeve u shfaqën në varësi të sasisë së informacionit të disponueshëm për secilin lojtar individual, ose grupit të lojtarëve të përfshirë.

‘Thashethemet mund të jenë të dobishme sepse i ndihmojnë njerëzit të mësojnë përmes përvojave të të tjerëve, ndërsa u mundësojnë atyre që të bëhen më pranë njëri-tjetrit,’ thotë Jolly./albora.ch/

Marketing