Zymer Kuqaj, Malmö/Suedi

Marketing

Të shtunën më 14 maj në Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë u bë promovimi i librave “Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata” dhe “Dy poetë një univers frymëzimi” më autor Qerim Kryeziun. Organizimin e këtij manifestimi e ka bërë Shoqata kulturore shqiptaro/suedeze “Okarina” nga qyteti Landskrona.

Promovimin e moderoj ish gazetari i RTP-së Hajriz Mamaj, i cili kishte ardhur nergut për këtë qëllim nga Berlini. Në mesin e shumë dashamirëve të fjalës së shkruar dhe aktiviteteve kulturore në Suedi, mori pjesw edhe drejtori i shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, Jahir Ahmeti.

Për librat në promovim folën Dr. prof. Muhamet Shatri, Dr. Hajdin Abazi, Qerim Raqi, Jahir Ahmeti, Zymer Kuqaj (autor i këtij shkrimi) dhe botuesi Jahir Ahmeti.

Libri “Reflektime letrare e shënime kulturore nga mërgata” është një përmbledhje e temave dhe personaliteteve shqiptare që kanë lënë dhe po lënë emër në fusha të ndryshme kulturës, të biznesit dhe kulturës në Suedi por edhe në vendet tjera kryesisht evropiane. Kryeziu shkruan edhe për vendasit suedezë që në ndonjë mënyrë kanë kontribuar ose kanë qenë të interesuar për çështjen shqiptare.

Libri i dytë “Dy poetë, një univers frymëzimi” i kushtohet dy personaliteteve shqiptare që po e pasurojnë kulturën shqiptare dhe atë suedeze më shkrimet e tyre.

Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku janë të vlerësuar në jetën kulturore në Suedi. Njëra shkodrane e tjetri gjakovar, njëra udhëheqëse e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Uppsalës e tjetri udhëheqës i një Qendre sociale në Stokholm, janë shembull i integrimit të mirë në shoqërinë suedeze. Ky integrim sikur e ka forcue edhe më shumë identetin e origjinës. Ata shkruajnë dhe përkthejnë nga suedishtja.

Libri “Dy poetë, një univers frymëzimi” përveç që ka dy personazhe, libri ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë Kryeziu bënë vlerësimin kritik të veprës së dy autorëve, pjesa e dytë është intervista që dy personalitetit I kanë dhënë autorit për për televizionin AlbSe.

Kjo është një sprovë e re shkrimeve, e kombinimit të vlerësimit kritik dhe intervistave të dy personazheve në një libër. Dhe kjo sprovë e re ka dalë shumë e suksesshme nga ana e Kryeziut, deklaroj referuesi Hajdin Abazi.

Komuniteti shqiptar në Suedi që në përgjithësi ka diçka më shumë së tri decenie po lënë gjurmë kulturore në vendin ku jeton dhe në përgjithësi në kulturën shqiptare. Krijimtaria e fjalës së shkruar më autorë shqiptar që shkruajnë në gjuhën suedeze dhe shqipe apo vetëm në gjuhën shqipe ka marrë hov viteve të fundit.

Një numër i shkrimtarëve shqiptarë janë edhe anëtarë të pen klubit suedez. Numri i atyre që shkruajnë dhe kanë botuar veprat e tyre është i madh. Emrat më të njohur të shkrimtarëve shqiptar në Suedi janë, Riza Sheqiri, Qerim Raqi, Zyrafete Manaj-Kryeziu, Hamit Gërguri, Dafina Buçinca, Vera Peci, Shqiptar Oseku, Entela Tabaku e shumë të tjerë.

Një autor i ri që brenda dy viteve doli më dy vepra të botuara nga shtëpia botuese “Artini” në Prishtinë është Qerim Kryeziu.

Marketing