Në mëngjesin e sotëm në aeroportin e Cyrihut ka pasur probleme serioze. Pasagjerët janë kontrolluar një nga një. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata.

Marketing

Nga java e ardhshme pritet të nisin zyrtarisht pushimet verore, por për fat të keq sistemi Altea për trajtimin e fluturimit ka dështuar, shkruan blick.ch përcjell Albora.ch

Kjo nuk ka ndodhë vetëm në Zvicër, por në mbarë botën.

Siç konfirmon një zëdhënëse e Swissport, rreth orës 10:30 dhe 11:30 të mëngjesit, të gjitha makineritë e check-in janë fikur.

Problemi u zgjidh pas një ore.

“Ka ende vonesa të vogla”, thotë zëdhënësja e Swissport.

Përkundër problemeve, të gjithë udhëtarët kapën aeroplanët.

 “Ka pasur vonesa deri në 15 minuta”, thotë zëdhënësja.

Aeroporti rekomandon që udhëtarët të jenë në aeroport të paktën tre orë para nisjes.

Kushdo që preket nga një fluturim i anuluar ka dy opsione: riprenotim ose i kthimi parave.

Të drejtat evropiane të pasagjerëve zbatohen si për linjat ajrore zvicerane ashtu edhe për pasagjerët zviceranë. Në parim, zbatohet si vijon: Në rast anulimesh, pasagjeri në fjalë ka të drejtën e një pagese kompensimi fikse prej 250 deri në 600 euro (në varësi të distancës së fluturimit) në përputhje me Rregulloren e BE-së për të drejtat e pasagjerëve ajror.

Ndihmësit për të drejtat e pasagjerëve ajror janë, për shembull, Airhelp Switzerland, Flightright, Fairplane, EUclaim ose EUflight. Këto ndihmojnë në zbatimin e të drejtave të pasagjerëve ndaj linjave ajrore.

Marketing