Mërgimtarët që vizituan vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, tashmë kanë marrë rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë, në Perëndim.

Marketing

Dhe si rëndom, ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Siç shihet nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje ka në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Serbinë, prej nga qytetarët tanë marrin rrugën tutje.

Në këto momente, me kolonë 2 kilometërshe qytetarët po përballen në Merdarë në dalje, e cila kur konvertohet në minutazhë i bie që duhet të presin nga 3 deri në 4 orë.

Situatë pak më e mirë qëndron në pikat tjera kufitare Kosovë-Serbi. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, në Muçibabë nga 40 deri në 60 minuta, në Mutivodë deri në 60 minuta, kurse në Jarinjë pritjet janë deri në 40 minuta.

Pikat tjera kufitare janë të qeta, me pritje nga 3 deri në 5 minuta, me përjashtim të Vërmicës, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Marketing