Një person ka ndërruar jetë nga shtënat me armë zjarri si dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes më thikë sot gjatë ditës në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Marketing

Telegrafi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen shiritat e policisë si dhe një autoambulancë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Po ashtu, media ka marr vesh se të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së.

“Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjekësor në kirurgjinë Torakale, ndërsa tjetri gjendjen e ka më stabile”.

Gjithashtu, Telegrafi ka provuar të marrë informata edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Marketing