Në praninë e përfaqësuesve të Bankës Qendrore të Kosovës, MCC-së e shumë të tjerë, u prezantua dritarja e re e garancioneve bankare “GROW” (Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër), që synon t’i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

Marketing

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se përmes fondit kosovar do të lehtësohet qasja në financa që të investojnë në energji të ripërtritshme.

“Fondi kosovar për Garanci Kreditore ka arritur të shndërrohet në institucion të rëndësishëm në ekonominë tonë. Ky projekt do të ndihmojë në relacionin e gjelbër dhe do të bëjë të mundur rritjen e numrit të përfituesve. Kreditimi bankar vazhdon të jetë i rëndësishëm. Vlera bankare ka shkuar 4 miliardë euro. Hapja e kësaj dritare ka nevojë që bizneseve t’u lehtësohet qasja në financa”, tha Mehmeti.

E për të pasur sukses në këtë drejtim, drejtori i Fondit Kosovar për Garancion Kreditor, Besnik Berisha, tha se do të varet nga partneriteti me BQK-në.

Ai tha se dritarja e rimëkëmbjes së gjelbër është dritarja e radhës për garanci kreditore. Me këtë, tha se synojnë vazhdimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike. 

“Rritje të efiçences në rritje të energjisë. Dritarja “GROW” është skenë garantuese për të ndihmuar implemetimin e saj. Është bashkëpunim i përkryer i donatorëve ndërkombëtar. BE-ja këtu mburremi që kjo dritare financohet nga donatorë ndërkombëtar. Jemi pafundësisht mirënjohës miqve tanë. Sot kur jemi dëshmitar të degradimit të ambientit është e domosdoshme që së bashku me partnerë tanë që jo çdo rritje ekonomike mund të sjellë qëndrueshmëri. “GROW” do të jetë dritare garantuese. Suksesi i kësaj dritare varet nga partneriteti me BQK”, tha ai.

Burim Hashani drejtor në “Millennium Foundation Kosovo”, tha se zgjedhja më e mirë është një produkt i garancisë që ul rrezikun e bankave.

“Ne kemi punuar edhe me anën e ofertës dhe kërkesës. Kemi mbështetur edhe fondin kosovar. Jemi këtu të shënojmë këtë ngjarje dhe të lansojmë këtë dritare. Këtë dritare që do të lirojë dhjetëra milionë euro për sektorë të energjisë në dy, tre vitet e ardhshme. Synimet që i ka Kosova drejt BE-së dhe taksa e karbonit do të fillojë të aplikohet. Energjia duhet të bëhet biznes drejt qëndrueshmërisë”, tha ai.

Petrit Balija, Kryeshef i Shoqatës së Bankave, tha se sektori bankar ka rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa kërkoi angazhim më të madh të institucioneve në zbatimin e agjendës për financim të gjelbër.

“Sektori bankar bart rol të rëndësishëm sa i përket zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe kemi përgjegjësi sa i përket kreditimit. Çështja e financimit të gjelbër po dihet që është agjendë globale dhe Kosova është angazhuar seriozisht t’i bashkëngjitet kësaj agjende. Një prej mekanizmave më të mirë në rritjen e kreditimit është fondi për garanci kreditore. Fondi i bashkëngjitet agjendës së gjelbër dhe çështja e krizës energjetike është duke sfiduar çdo vend”, tha ai.

Foto: Pixabay / Ilustrim, Ekonomia Online

Marketing