Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtjesore.

Marketing

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin pamje, teksa takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Pas takimit nëpërmjet një komunikate për medie nga Presidenca thuhet se me ministrin Çavuşoğlu, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar në takim Presidentja Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO. Komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata e madhe shqiptare në Turqi janë urë e fortë ndërmjet dy shteteve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Përveç Osmanit në takim ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është pritur edhe nga Homologia e ti, Donika Gërvalla, Kryeministri i vendit Albin Kurti, teksa vizita e tij po vazhdo ende në Kosovë

Marketing