Pronari kontrovers i klubit rumun FCSB, Gigi Becali, ka krijuar sërish kaos në futbollin e këtij vendi, për shkak të vendimit që ka marrë për futbollistët që  janë vaksinuar.

Marketing

Becali ka filluar luftën ndaj tyre, duke i ndaluar që të jenë pjesë e ekipit. Në një deklaratë për mediat rumune, Becali deklaroi i se futbollistët që morën vaksinën ishin të pafuqishëm, transmeton albora.ch.

Gigi dyshohet se u ka thënë futbollistëve të skuadrës nga Bukureshti se ata që janë vaksinuar nuk do të luajnë për ekipin, ndërsa ata që kanë mashtruar me certifikata të vaksinimit do të mund të luajnë.

Ky informacion, tani për tani jozyrtar ka krijuar një skandal në futbollin rumun, i cili njihet për situata të pazakonta./albora.ch/

Marketing