Vedat Muriqi është rikthyer protagonist në Spanjë me fanellën e skuadrës së tij Mallorca.

Marketing

Në fakt sulmuesi kosovar e ka kthyer te fitorja ekipin spanjoll pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat.

Prizrenasi shënoi golin e vetëm në fitoren e madhe të Mallorcas 1-0 ndaj Atletico Madrid.

“Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan”, thuhet në postimin e La Ligas.

Dizajni i Muriqit si pirat ka marrë mijëra pëlqime në Instagram dhe ai është bërë viral duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Marketing