Mediat e huaja raportojnë se lëvizja e fundit e autoriteteve polake është bllokimi i zonës ajrore për avionët rus.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i cili është shprehur se qeveria e tij do të përgatisë një rezolutë e cila do të rezultojë në mbylljen e hapësirës ajrore të Polonisë për linjat ajrore ruse.

 “Kam urdhëruar përgatitjen e një rezolute të këshillit të ministrave që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore mbi Poloni për linjat ajrore ruse”, tha Morawiecki./albora.ch/

Marketing