Ish-ministrja e Qeverisë së Skocisë, Margaret Curran, përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në “twitter”, ka shkruar për vizitën e saj që ka pasur sëfundi në Kosovë.

Marketing

Curran thotë se në çdo vend që ka shkuar, njerëzit e kanë falendëruar Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blairin për intervenimin e NATO-së në Kosovë, intervenim ky që ka ruajtur shumë jetëra.

Curran thotë se në Kosovë, Blair shihet si figura kyçe e ndaljes së brutalitetit të Sllobodan Millosheviqit dhe shtetit serb.

“E kthyer së fundmi nga Kosova. Kudo që shkova njerëzit falënderuan Mbretërinë e Bashkuar dhe Tony Blair për ndërhyrjen që shpëtoi shumë jetë. Ata e shohin atë si një figurë vendimtare për t’i dhënë fund brutalitetit të ushtruar ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

Marketing