Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar pas një operacioni të zhvilluar mes policisë malazeze dhe asaj shqiptare.

Marketing

Mediat malazeze raportojnë se kokaina ishte fshehur në thasë me pleh kimik është zbuluar nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, e mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi, gjë që ndodhi sot. Sipas informacioneve të “Vijesti”, në operacion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Marketing