Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.

Marketing

Sipas një njoftimi për media, policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit.

– Përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë.

– Ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”, thuhet në njoftim.

Marketing