Në fillim të muajit të kaluar, një gjykatë në Frankfurt rriti gjobën e shoferit për kalim në dritën e kuqe.

Marketing

Pronarit të mjetit i është rritur gjoba për 150 euro, ndërsa gjykata e ka shpjeguar vendimin me faktin se ai drejtonte një fuoristradë dhe jo një makinë më të vogël.

Në fakt, gjykata është e mendimit se edhe një “SUV më i vogël” me përmasat, masën dhe mbi të gjitha formën e pjesës së përparme paraqet rrezik më të madh për këmbësorët në rast përplasjeje, prandaj gjykata është e prirur të vendosë se shkelësi duhet të paguajë një gjobë të shtuar, shkruan ABC News.

Po ashtu, pronari i fuoristradës është dënuar me një muaj pezullim të patentës së shoferit, transmeton Index.hr. Në përgjithësi, mund të konkludohet se shoferi i SUV-it ende ka bërë mirë. Siç thuhet në shpjegimin e aktgjykimit, gjyqtari ka përcaktuar se dënimi mund të rritet deri në 75%.

Ky vendim mbështetet nga një studim nga Michigan, sipas të cilit përplasjet SUV me këmbësorët me shpejtësi të paktën 64 km/h do të sjellin vdekjen e këmbësorit në 100% të rasteve.

Në çdo rast, kjo nuk do të thotë se është më mirë të kalosh në një semafor të kuq në Golf, por vetëm se në atë rast këmbësori ka një shans pak më të mirë për të mbijetuar.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing