Serbia ka eksportuar sot sasitë e para të vezëve të freskëta në Shqipëri, tha ministria serbe e bujqësisë, administrimit të ujërave dhe pyjeve.

Marketing

Shtohet se kjo është hera e parë që prodhuesit serbë të vezëve të freskëta eksportojnë në Shqipëri dhe se një treg i ri është siguruar falë nismës “Ballkani i hapur”, transmeton B92.

U theksua se kjo punë është shumë e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të eksportit të produkteve ushqimore serbe në një kohë kur gjithnjë e më shumë ka ndërprerje globale të zinxhirëve të furnizimit të shkaktuara nga konfliktet në Ukrainë.

Foto: Pixabay (Ilustrim)

Marketing