Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thenë se vetëm vitin e kaluar janë punësuar 5 mijë gra në gjithë vendin derisa një shifer e tillë duket pak e kripur apo jo e qenë.

Marketing

Albora.ch ka bërë pëpjekje që të gjej disa gra që janë punësuar nga projekti i Qeverisë se Kosovës “Superpuna” dhe ka dalë që një është e punësuar si asistente administrative dhe një tjetër si pastruese në një kompani të letrës.

Aktualisht Qeveria po tregohet se është duk bërë përpjekje pë të ndihmuar gratë por realiteti qendron ndryshe pasi shumica e grave në Kosovë përveq mundesive pë punësim ato edhe dhunohen nga familjarë apo bashkëshortë të tyre.

Kryeministri Kurti është lavderuar për mundesitë që Qeveria e tij është duke iu mundësuar grave një fuqizim që deri më tani ka munguar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërkaq ka premtuar më shumë përkushtim në punësimin e tyre.

Gjatë lansimit të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, shefi i Qeverisë ka përmendur edhe ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat në shifrën prej 2 milionë euro.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të shpërndara nga ana e Qeverisë, ndërkaq me projektin “Superpuna”, deri më tani janë punësuar edhe 1400 gra tjera.

Bizneseve u pamundësohet regjistrimi në Superpuna, njoftim më rëndesi -  Kontablisti
Projekti “superpuna”

“E kemi miratuar strategjinë kundër dhunës. Kemi mundësuar ndihëm juridike falas për viktimat, kemi vazhduar mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret. Duhet të adresohen nevojat e grave, prandaj me qëllim të fuqizimit të grave kemi ndërmarr hapa konkret për një Kosovë me barazi mes burrave dhe grave. Gjatë vitit 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar për mes masave.

Me projektin ‘Superpuna’ janë punësuar mbi 1400 vajza. Për të ndihmuar arsimin e vajzave kemi ndarë bursa për gra. Nga buxheti 2 milionë euro janë ndarë për bursa për gra dhe vajza. Dhuna ndaj grave dhe vajzave kanë qenë shqetësuese gjatë viteve, dhe na nevojitet bashkëpunim maksimal më institucionet e ndryshme. Do të punojmë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, nuk mund të kemi barazi shoqërie pa pasur barazi gjinore. Dhunën në familje dhe në baza gjinore duhet ta luftojmë të gjithë”, tha Kurti.

Platforma “superpuna” u vu në funksion më 6 shkurt. Në kuadër të saj, Qeveria e Kosovës subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund ta mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë.

Çka ofron platforma “superpuna”?

“Superpuna” u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç.

Punëdhënës nga sektorë të ndryshëm kanë nisur të publikojnë aty ofertat e tyre për punë.

Brenda një jave janë ofruar rreth 500 vende pune nga mbi 300 punëdhënës.

Pozitat e ofruara përfshijnë: kamerier, asistent të shitjes, elektricist, gazetar, kontabilist, dizajnues grafik, infermier e të tjera.

Pagat që i ofrojnë punëdhënësit nisin nga 264 euro – sa është subvencionimi nga Qeveria – deri mbi 1.000 euro, varësisht nga pozita e punës.

Albora.ch

Marketing