Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vitomiricë të Pejës të premten mbrëma.

Marketing

I plagosur ka mbetur një i mitur. Bëhet fjalë për V.Hoti, 17 vjecar. Po ashtu, bëhet e ditur se një person ka përfunduar në pranga për këtë rast.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka thënë se është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma e përdorur.

Rugova tha se sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale.

“Rreth orës 19:40 minuta Policia u informua për një plagosje që ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës. Menjëherë njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur. Viktima është dërguar në spital rajonal për tretmant mjekësor. I dyshuari dhe viktima janë të mitur dhe sipas informacioneve fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, tha ai.

Marketing